Marash Kumbulla largohet përkohësisht nga Roma dhe do ta mbyllë sezonin te Sasuolo. Mbrojtësi i Kombëtares qëndron në Serie A italiane, duke zgjedhur të transferohet te një skuadër ku do të ketë më tepër hapësira aktivizimi.
Roma dhe Sassuolo gjetën akordin për huazimin e thjesht deri në muajin qershor. 23-vjeçari cilësohej profili ideal për të përforcuar repartin difensiv të skuadrës së Dionisit.
Për të siguruar shërbimet e Kumbullës, Sasuolo mposhti konkurrencën e Bolonjës dhe Udinezes. Në skuadër, ylli i ri kuqezi gjen edhe shqiptarin tjetër, Nedim Bajrami. (A2 Televizion)