Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një mesazh trajnerit Sylvinho, duke i thënë se shqiptarët nuk duan të largohen nga Gjermania, deri më 14 korrik.
“Dua t’i them, trajnerit Sylvinho dhe skuadrës që këtë vit shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani, deri më 14 korrik”, tha Duka. Trajneri Sylvinho ka paralajmëruar që në orën 16:00 të kësaj të hëne, do të publikojë edhe listën paraprake me lojtarët që do të marrë në Europian.
Ndërkohë, presidenti i FSHF-së bëri edhe një koment për formatin e ri të Superiores, që kurorëzoi të dielën Egnatian kampion për herë të parë në histori, pasi mundi Partizanin në finalen e Final 4.
“Aplikimi i skemës “Final4” rezultoi i suksesshëm, urime klubit të Egnatias për fitoren e titullit”, u shpreh Duka.
(A2 Televizion)