Juventusi e mbyll me fitore dhe vendin e tretë Serie A

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 21:18 | Futboll

Juventusi e mbyll me fitore dhe vendin e tretë Serie A

Në pritje të trajnerit të ri, i cili me shumë mundësi do të jetë Thiago Motta, Juventusi e ka mbyllur me fitore 2-0 ndaj Monza-s këtë sezon në Seria A, duke zënë vendin e tretë, i cili i rikthen bardhezinjtë sezonin e ardhshëm në Champions League.

“Zonja e Vjetër” realizojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë me anë të Chiesa-s dhe Alex Sandro, të cilët ishin shumë për kundërshtarët, që në asnjë moment nuk patë mundësi të reagonin në këtë ndeshje të fundit të Serie A.

Me këtë fitore, Juventusi e mbylli kampionatin me  71 pikë, 19 fitore, 14 barazim dhe 5 humbje, 54 gola të shënuar dhe 31 të pësuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024