72 orë para publikimit të listës së kombëtares, Daku shënon dhe “i shkel syrin” Silvinjos

Nga A2 CNN
25 Maj 2024, 17:09 | Futboll
72 orë para publikimit të listës së kombëtares, Daku

Mirlind Daku nuk di të ndalet. Sulmuesi nga Gjilani është kthyer në një makineri golash në Rusi, ku sot ka shënuar të pestin në 6 ndeshjet e fundit.

Në sfidën që Rubin Kazan po luan përballë Sochi-t, Daku gjeti rrjetën në minutën e ’22, duke kaluar në avantazh ekipin vendas.

Bomberi kuqezi konfirmon kështu formën e shkëlqyer që po kalon, duke “i shkelur syrin” teknikut Sylvinho, 72 orë para publikimit të listës së të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për në Euro2024.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Рубин Казань ♦️ Rubin Kazan (@fcrk)

Teksa ekipit do t’i duhet një gjahtar goli në tre sfidat përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, sulmuesi 26-vjeçar po tregon se është gati të veshë ai fanellën e titullarit në sulm.

Ky është goli i 10-të sezonal për Dakun në kampionatin rus, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. Ai po ashtu numëron edhe katër asistime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos