Francezi merr vendimin, pas EURO 2024, Giroud do të tërhiqet nga kombëtarja

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 17:04 | Futboll

Francezi merr vendimin, pas EURO 2024, Giroud do të tërhiqet nga

Olivier Giroud do të tërhiqet nga kombëtarja franceze pas evropianit në Gjermani. Ka qenë vetë sulmuesi i cili në një intervistë për mediat franceze tregoi se ky është momenti i duhur për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për të.

Në total, Giroud është aktivizuar në 131 ndeshje me fanellën e gjelave ndërsa ishte dhe një nga elementet kyç të skuadrës në fitimin e Kupës së botës në vitin 2028.

37-vjeçari ka thyer dhe rekord për përfaqësuesen pasi ka shënuar 57 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren franceze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos