Shehi e Tetova me mendjen te titulli, Partizani dhe Egnatia vijojnë stërvitjen për  finalen e së dielës

Nga Dea Kozma
25 Maj 2024, 14:19 | Futboll

Këtë të dielë e gjithë vëmendja është tek finalja e titullit, Partizani-Egnatia në Arenën Kombëtare. Dy ekipe që i kanë dhënë shumë këtij kampionati do të matin forcat në kryeqytet për tu shpallur kampione të Shqipërisë.

Sezonin e rregullt, e mbyllën me pikë të barabarta ndërsa tani janë vetëm 90 minuta  larg trofeut. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë, për vitin  e dytë radhazi, Egnatia kërkon të fitojë për herë të parë në histori titullin kampion, ndërsa “Demat” të mbrojnë titullin e një sezoni më parë.

Në një ndeshje të tillë, nuk ka favoritë. Kështu janë shprehur dhe dy trajnerët në prag të sfidës, ndërsa theksuan se do të japin maksimumin. Çdo gjë do të vendoset të dielën në orën 19:00 në stadiumin kombëtar në kryeqytet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani