Çfarë po ndodh para derbit? Shtyhet nisja e ndeshjes Partizani-Tirana

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2025, 13:18 | Futboll

Çfarë po ndodh para derbit? Shtyhet nisja e ndeshjes

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte planifikuar fillimisht, shkruan A2 CNN.

Ky ndryshim është bërë për arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit, duke u mundësuar tifozëve të mbërrijnë në kohë në “Arenën e Demave”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Derbi i gjen të dy skuadrat në pozicione diametralisht të kundërta në renditje. Partizani ndodhet në vend të tretë por praktikisht e ka të siguruar pjesëmarrjen në “Final 4” dhe luftën për titullin kampion, ndërsa bardheblutë janë në vend të parafundit dhe luftojnë për mbijetesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos