Pavarësisht episodeve, Barcelona duhet ta shohë humbjen me Realin edhe te gabimet e veta.
Interesant është fakti se goli i barazimit 2-2 nga Lukas Vaskez ishte identik si goli që blaugranat pësuan në Champions përballë PSG.
Inkursion në qendër, topi që hapet nga e majta, ku sulmuesi është tërësisht i vetëm, harkimi i fort në krahun tjetër, aty ku gafat e Zhoao Kanselos janë shfrytëzuar nga kundërshtarët për t'i shënuar Barcelonës.
Skema e përdorur nga PSG u shfrytëzua maksimalisht edhe nga Reali. (A2 Televizion)