Reali i Madridit është ekipi i momentit në futbollin Europian. Pasi siguruan gjysmëfinalen e Champions League në mesjavë teksa eliminuan pas 120 minutash dhe penalltive Manchester City-n, madrilenët kanë arritur të triumfojnë edhe në El Clasico ndaj Barcelonës 3-2, me një gol të realizuar në shtesë nga anglezi Bellingham.
Christensen kaloi Barçën në avantazh që pas 6 minutash loje, ndërsa Vinicius barazoi në pjesën e parë. Barcelona e Xavit, e cila u eliminua nga Champions nga PSG, kaloi sërish në avantazh në nisjen e pjesës së dytë, por Reali barazoi shpejt.
Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim, anglezi Bellingham u rikthye te goli dhe këtë herë me tepër peshë, duke i dhënë kampionëve të Spanjës fitoren në El Clasico, ku si për ironi të fatit lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall 16-vjeçari i Barcelonës, Yamal.
The greatest talent ever pic.twitter.com/AEK7GFKWS8 (A2 Televizion)
— حسن الناقور Mr.Nagoor (@hasanalnaqour) April 21, 2024