Një nga pesë finalet e mbetura për mbijetesën në Kategorinë Superiore. Teuta do të presë në shtëpi Vllazninë e vendit të dytë, me synimin që të grumbullojë sa më tepër pikë dhe ti largohet zonës së play-out.
Me 37 pikë, durrsakët kanë krijuar një distancë sigurie nga dy ekipet që bien direkt nga kategoria. Megjithatë, tashmë duhet evituar edhe rreziku i finales së mbijetesës me ekipin e vendit të tretë nga Kategoria e Parë.
Ecuria e fundit, me 4 fitore në gjashtë javë jep pak siguri për Teutën, ashtu sikurse edhe fakti që Vllaznia është në moment mjaft të keq. Shkodranët nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit, mes kampionatit dhe kupës, duke pësuar gjatë kësaj periudhe tre humbje. Dueli do të luhet në Niko Dovana të Durrësit në orën 18:00. (A2 Televizion)