Milani dhe Liverpool, dy ekipet pretendente për të fituar trofeun e Europa League, i kanë dhënë lamtumirën këtij kompeticioni.
Pas fitores minimale në “San Siro”, Roma fitoi dhe në Olimpiko përballë kuqezinjve dhe siguroi një biletë për në gjysmëfinale.
Kalon më tej dhe Atalanta e Berat Gjimshitit, që pavarësisht se u mund 1-0 në Bergamo, i mjaftoi ajo fitore 3-0 në Anfield për t'u kuaflikuar.
Në 4 ekipet më të mira kalon dhe Leverkusen që baroi 1-1 me West Ham në ndeshjen e dytë, por suksesi 2-0 në shtëpi i dha të drejtën për të luajtur në gjysmëfinale. Ndërkohë në takimin tjetër Marseja kaloi më tej vetëm falë penalltive, ndërsa Benfika eliminohet përfundimisht nga ky kompeticion. (A2 Televizion)