Kategoria Superiore, Dinamo kërkon të parakalojë Partizanin

Nga Erald Kodhelaj
19 Prill 2024, 11:37 | Futboll

Kategoria Superiore, Dinamo kërkon të parakalojë Partizanin

Derbi i javës së 32-të mund të sjellë lëvizje të rëndësishme në renditjen e Kategorisë Superiore. Partizani luan përballë Dinamos, në një prej momenteve më të vështirë të sezonit.

Të kuqtë nuk fitojnë prej katër javësh dhe kanë humbur shumë terren. Orges Shehi duhet të ndryshojë me patjetër ecurinë e ekipit, për të mos rrezikuar për asnjë moment përfshirjen në “Final Four”.

Dinamo në anën tjetër, ka shansin që me një fitore t'i rrëmbejë rivalëve të qytetit vendin e tretë në renditje dhe të konsolidojë pozitën në finalen për trofeun.

Pas serisë negative, pa arritur fitore, që zgjaste prej vitit 2009, në përballjen e 10 shkurtit 2024, Dinamo regjistroi suksesin e parë kundër të kuqve. Derbi do të luhet këtë të shtunë në Arenën e Demave, prej orës 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos