Edy Reja drejt rikthimit në Serie A, një hap larg firmës me bardhezinjtë

Nga A2 CNN
21 Prill 2024, 18:09 | Futboll

Edy Reja drejt rikthimit në Serie A, një hap larg firmës me

Edy Reja, ish-trajneri i Shqipërisë, është pranë rikthimit të drejtimit të një skuadre në Serie A. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat i lidhin emrin e tij me skuadrën e Udineses, e cila është vënë në vështirësi të mëdha në këtë fundsezoni.

Mediet italiane bëjnë me dije se klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit, duke u renditur momentalisht në vend të 17-të me 28 pikë ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut.

Mes emrave që shihet si më favoritë për të marrë drejtimin e Udinese-s deri në përfundim të këtij sezoni është Edy Reja. Marrëveshja me Udinese-n raportohet se është vetëm një hap larg. Qëllimi kryesor është që Reja të shpëtojë skuadrën e Udinese-s nga rrëzimi nga Serie A.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli