Manchester United e bën dramë, nga 0-3 në 3-3, por me fat shkojnë te finalja me City-n

Nga A2 CNN
21 Prill 2024, 20:41 | Futboll

Manchester United-Manchester City do të jetë finalja e madhe e këtij sezoni në FA Cup. "Djajtë e kuq" arritën të kalojnë gjysmëfinalen ndaj Coventry-t në një ndeshje të çmendur.

Edhe pse ishin në avantazhin e 3 golave deri në minutën e 71, skuadra nga Championship arriti të realizojë kthesën e paimagjinueshme, duke shënuar 3 gola të shpejtë që e çuan ndeshjen në shtesa. Megjithatë 30 minuta nuk dhuruan asnjë gol dhe u deshën penalltitë për të përcaktuar finalistin.

Futbollistët e United u treguan më të saktë dhe tashmë do të kemi derbin e Manchester në finalen e FA Cup.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli