Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

Juventus merr kreun e klasifikimit me një gol në minutën e 94

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2023, 22:57 | Futboll

Juventus merr kreun e klasifikimit me një gol në minutën e 94

Juventus fitoi me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Monza dhe kthehet në kryesimin e Serisë A.

Sfida nisi mirë për torinezët, të cilët gjetën golin e avantazhit me Adrien Rabiot. Francezi shfrytëzoi një goditje këndi në minutën e 12- dhe me kokë mposhti portierin Di Gregorio. Vetëm një minutë më parë, Dusan Vlahovic gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe u ndal në dy momente nga portieri vendas.

Në vijimin e ndeshjes, nuk pati raste të pastra, teksa emocionet ishin rezervuar për minutat shtesë të pjesës së dytë. Vendasit nuk ishin dorëzuar dhe në minutën e 92, Valentin Carboni surprizoi të besuarit e trajnerit Massimiliano Allegri, duke shënuar golin e parë në Serinë A.

Juventus nuk u dorëzua dhe në aksionin pasardhës kaloi sërish në avantazh. Rabiot mori krahun dhe nga e djathta pasoi në zone, aty ku Gatti realizoi një gol me shumë peshë.

Kështu, Juventus mori tre pikë shumë të rëndësishme dhe ngjitet momentalisht në krye të kampionatit me 33 pikë, një më shumë se Interi që luan në transfertë të dielën ndaj Napolit.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli