Tirana është gati për Partizanin dhe do të tentojë kthesën në kampionat, pikërisht përballë kampionëve të kuq. Kjo fundjavë rezervon derbin e kryeqytetit ku spektakli është i garantuar.
Bardheblutë vijojnë stërvitjen intensive në drejtimin e Julian Ahmataj. Atmosfera është pozitive, ndërsa motivimi mbetet maksimal.
Rimal Haxhiu tregoi se pavarësisht ecurisë së skuadrës deri më tani, një derbi mbetet një derbi ku fitorja është një detyrim.
24-vjeçari i bëri dhe një thirrje tifozëve bardheblu ta mbushin “Arenën Kombëtare”, ditën e diel. Derbi i kryeqytetit do të luhet ditën e diel në orën 19:00. Aktualisht, Tirana është në vendin e tretë më 21 pikë, 7 larg Partizanit të vendit të dytë, por të kuqtë kanë dhe një ndeshje më pak. (A2 Televizion)