Ernest Muçi dhuroi spektakël edhe njëherë tjetër në ndeshjen e vlefshme për Conference League ndaj Aston Villa-s. Megjithatë, fansat polakë nuk mundën ta ndiqnin nga afër talentin shqiptar në këtë ndeshje, pasi u përleshen me forcat e policisë para se të niste takimi.
“Daily Mail” raporton se huliganët polakë janë përplasur me policinë dhe për pasojë 3 efektivë janë dërguar në spital, një prej të cilëve u përfshi nga flakët.
Ndërkohë, raportohet se 39 tifozë të Legias u arrestuan nga policia, ndërsa të tjerët nuk u futën në stadiumin e Aston Villa-s. Në fund, anglezët arritën ta fitojnë këtë takim me rezultatin 2-1.
Huliganët polakë shkaktuan trazira edhe në “Air Albania” më 10 shtator, kur kombëtarja kuqezi triumfoi 2-0 dhe hodhi në atë kohë një hap të sigurt drejt kualifikimit në Europian, e cila u arrit më pas me fitoren ndaj Çekisë dhe barazimit në Moldavi. (A2 Televizion)