Kosova beson deri në fund, fitorja detyrim ndaj Zvicrës

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 10:11 | Futboll

Kosova beson deri në fund, fitorja detyrim ndaj Zvicrës

Pas fitores ndaj Izraelit, përfaqësuesja e Kosovës vijon intensivisht stërvitjen për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës, takim ky që do të zhvillohet më  18 nëntor në Basel.

Skuadrës i janë bashkuar dhe Florent Hadërgjonaj e Mërgim Vojvoda, të cilët munguan në sfidën e parë ndërsa shqetësime ka për Vedat Muriqi, i cili u dëmtua ndaj Izraelit dhe pas ekzaminimeve mjekësore u vendos se Muriqi do të mungojë për dy ndeshjet e fundit në grup.

Situata në grupin I është disi e komplikuar për Dardanët që edhe pse kanë pak shanse për t’u kualifikuar, besojnë deri në fund se mund të bëjnë surprizen. 

Grupin I e kryeson Rumania me 16 pikë, në vendin e dyte është Zvicra me 15 pikë, Izraeli me 11 pikë dhe Kosova me 10 pikë. Matematika i mban në lojë Dardanët që janë optimistë për një rezultat pozitiv përballe zviceranëve. Dueli luhet të shtunën në orën 20:45.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani