Java e 30-të e Ligës së Parë franceze i buzëqeshi PSG. Edhe pse Mbape nuk luante, kryeqytetasit shkatërruan me rezultatin 4-1 Lyon. Vendimtare ishte dy rrjetat në harkun e 6 minutave, fillimisht me autogolin e Matiç dhe më pas me Beraldon.
Momente lavdie edhe për Ramos, protagonist me dy gola të realizuar në pjesën e parë, aty ku edhe Lioni gjeti golin e nderit.
Pas fraksionit të parë të lojës që ishte i mbushur me emocione, PSG thjesht menaxhoi avantazhin në 45 minutat e mbetura. Një sukses me të cilin parizienët e rrisin në 11 pikë avantazhin nga Monako e vendit të dytë në renditje. (A2 Televizion)