Premier League, gara për titullin mbetet e hapur, Liverpool fiton ndaj Fulham

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 16:53 | Futboll

Premier League, gara për titullin mbetet e hapur, Liverpool fiton ndaj

Gara për titullin kampion në Premier League mbetet e hapur kur kanë mbetur dhe 4 javë nga fundi.

Liverpool fitoi 3-1 ndaj Fullham dhe ndan kreun me pikë të barabarta me Arsenalin. “The reds” nuk e diskutuan fitoren dhe kaluan në avantazh që në pjesën e parë me Aleksandër Arnold.

Vendasit ju kundërpërgjigjën në shtesën e të parës me Kastanja që vendosi përkohësisht barapeshën. Fraksioni i dytë foli i gjithi për ekipin e Jyrgen Klopp që shënoi dhe dy herë të tjerë dhe vulosi fatin e takimit.

Fillimisht Granvenberch dhe pas tij Diego Zhota bënë cdo gjë më të lehtë për skuadrën. Një fitore që ndez dhe më shumë Premier League dhe lufta për kreun bëhet më e fortë se kurrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos