Mario Mitaj, një shqiptar që po shkëlqen në Arabi

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 21:31 | Futboll

Mario Mitaj, një shqiptar që po shkëlqen në Arabi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mario Mitaj, po shkëlqen në Arabin Saudite me Al Ittihad.

Mitaj ka qenë vendimtar edhe në ndeshjen e kësaj të premteje ndaj Al Nasr të Ronaldos, të cilën skuadra e shqiptarit e fitoi 2-1 me një asist të Mitajt në minutat e shtesës.

21-vjeçari shqiptar zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme teksa përballë yjeve si Ronaldo apo Mane doli lojtari i dytë më i vlerësuar në këtë sfidë, shkruan A2.

Mario Mitaj, në 9 ndeshje me Al Ittihad ka arritur të realizojë një gol, ndërsa ka dhuruar edhe dy asiste, teksa ekipi i tij është duke udhëhequr kampionatin.

A2 CNN Livestream

Latest Videos