Me katër adoleshentë nga minuta e parë në fushë, Milani mposhti 4-1 Cagliari-n dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Zgjedhjet e detyruara teknike, për shkak të dëmtimeve të shumta, nuk e lanë në baltë Piolin.
Në ndeshjen që nisi menjëherë e hapur dhe me raste, kuqezinjtë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 29-të me Joviç, që shfrytëzoi harkimin e Theo Hernandez.
E njëjta tablo u përsërit edhe në fundin e pjesës së parë, me francezin që u shkëput në mënyrë të pabesueshme dhe i shërbeu Joviç topin për golin e dytë personal.
Milani nuk humbi kohë dhe mbylli virtualisht ndeshjen në të 50-ën, me të riun Chaka Traorè që trefishoi avantazhin. Edhe në këtë rast, portieri i Cagliari-t mund të kishte bërë padyshim diçka më tepër.
Miqtë shënuan golin e nderit me Azzi në të 88-ën, por kundërpërgjigjja e kuqezinjve ishte e shpejt, me Leao që në shtesë realizoi golin e katërt për “Djallin”.
Milani e nisi vitin 2024 në mënyrën më të mirë. Edhe pse nuk kishte përballë një kundërshtar të fort, apo luhej për trofeun e dytë për nga rëndësia, kjo ishte një pikënisje mjaft e mirë për gjysmën e mbetur të sezonit. (A2 Televizion)