Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Pulisiç “shpëton” Milanin, kuqezinjtë mundin Sasuolon dhe e mbyllin vitin të tretët

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 20:16 | Futboll

Pulisiç “shpëton” Milanin, kuqezinjtë mundin

Milani e ka mbyllur me një fitore vitin 2023, teksa ka mundur në “San Siro” sot skuadrën e Sasuolos.

Kuqezinjtë kanë dominuar lojën në ndeshjen përballë skuadrës së Nedim Bajramit, i cili ishte titullar në këtë sfidë, duke kërkuar me ngulm që të gjenin shpejt golin.

Por ai do të vinte vetëm në pjesën e dytë me anë të Pulisiç, i cili i dha një avantazh të merituar Milanit.

Më pas, skuadra vendase krijoi disa raste të rrezikshme, pa tundur përsëri rrjetën deri në fundin e ndeshjes.

Megjithatë, ai gol mjaftoi për tre pikë të rëndësishme për kuqezinjtë, por edhe për trajnerin Pioli, e ardhmja e të cilit është vënë në diskutim.

A2 CNN Livestream

A2 Business