Milan ka siguruar gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi ka mundur në “San Siro” Romën me shifrat 3-1.
Skuadra e Sergio Conçeiçaos dominoi në pjesën e parë të ndeshjes, ku rolin e protagonistit e mori Tammy Abraham me dy gola të shënuar, shkruan A2.
Roma shkurtoi diferencën në fillimin e fraksionit të dytë të lojës me anë të Dovbyk, por futja në fushë e afrimeve të reja të Milanit, Gimenez dhe Joao Felix, solli golin e tretë, me meksikanin që asistoi për portugezin.
Ky gol praktikisht mbylli ndeshjen dhe siguroi kalimin e Milnait mes katër më të mirëve të turneut.
(A2 Televizion)