Egnatia fitoi 1-0 ndaj Skënderbeut. Një fitore shumë e rëndësishme për rrogozhinasit, me golin vendimtar të këtij takimi që e shënoi Regi Lushkja në minutën e 50, ku shndërroi në gol një penallti.
Një ndeshje mjaft e luftuar, teksa nuk munguan edhe ndërhyrjet e ashpra. Albi Doka bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës dhe Lata e nxori me karton të kuq në minutën e 58.
Ernest Gjoka merr humbjen e parë në krye të Skënderbeut, me korçarët që vazhdojnë të enden në fundin e klasifikimit. Pas kësaj fitoreje, Egnatia shkon në kuotën e 30 pikëve dhe i merr vendin e parë Partizanit.
Në ndeshjen tjetër, Dinamo u ndal nga Laçi në transfertë në barazim 0-0. (A2 Televizion)