Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka përfunduar në spital pas një përplasje të fortë në kokë me mbrojtësin serb Pavlovic gjatë stërvitjes dhe për pasojë ka përfunduar në spital.
Sipas raportimeve nga Sky Sport, sulmuesi spanjoll pësoi një traum në kokë, pas një përplasjeje me Pavlovic, dhe për këtë arsye nuk do të udhëtojë në transfertën e Sardenjës ndaj Cagliarit.
Morata u transportua menjëherë në spitalin e Legnano për kontrolle, ku iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila doli negative. Sipas procedurës, ai do të monitorohet gjatë orëve në vazhdim, por është i sigurt që do të mungojë në sfidën e radhës të Milanit.
Ndërkohë, te Milan tani është e paqartë se kush do ta zëvendësojë Moratën në sulm. Tammy Abraham është kandidati kryesor për të marrë vendin e tij, por nëse sulmuesi anglez nuk është në formë, Fonseca mund të zgjedhë nga opsionet e tjera, si Noah Okafor, ose, nëse është në gjendje të mirë fizike, mund të provojë serbin Luka Jovic. (A2 Televizion)