Në të parën nga dy ndeshjet vendimtare për fatet e sezonit, Kombëtarja do të ketë mbështetje maksimale nga tifozët, shkruan A2 CNN. Federata e Futbollit njoftoi se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1 të Nations League.
“Arena Kombëtare” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me kapacitet të plotë. Të entuziazmuar nga suksesi i fundit në Gjeorgji, tifozët kuq e zi do të jenë në mbështetje të Kombëtares, për të arritur një tjetër triumf, këtë herë përballë çekëve.
Në këtë mënyrë, në tribuna pritet të jenë mbi 20 mijë tifozë shqiptarë, duke përllogaritur që një pjesë e tribunës së poshtme pas portës jugore, do të jetë e rezervuar për mbështetësit kundërshtarë. Interesi për të ndjekur ndeshjen e 16 nëntorit ndërmjet Shqipërisë dhe Çekisë ka qenë i lartë.
Shitja e biletave nisi prej mesit të muajit shtator, në një kohë kur në tetor Kombëtarja luajti dy ndeshje jashtë fushe. me Çekinë, kjo do të jetë ndeshja e dytë me radhë që stadiumi është “sold out”. Diçka e tillë ka ndodhur më përpara në duelin kualifikues drejt Euro 2024, kur më 12 tetor të vitit 2023, kuqezinjtë fituan 3-0.
Me shitjen e të gjithë biletave në “Arenën Kombëtare”, federata i ka kërkuar tifozëve që “të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari e respekt ndaj ekipit kundërshtar”. (A2 Televizion)