Protesta e madrilenëve, Reali bojkotoi ceremoninë, polemika nga Ancelotti e Vinicius

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 12:28 | Futboll

Protesta e madrilenëve, Reali bojkotoi ceremoninë, polemika nga

Fakti që Reali i Madridit bojkotoi ceremoninë e Topit të Artë shkaktoi shumë diskutime. Spanjollët e morën vendimin në shenjë proteste, pasi Vinisius Zhunjor nuk u shpall fitues i trofeut.

Përpos të gjithë lojtarëve, në sallë nuk ishin as presidenti Florentino Perez dhe tekniku Carlo Ancelotti. Ky i fundit, nuk i kurseu polemikat, pasi fitoi vlerësimin si Trajneri më i Mirë i vitit.

Pasi mori çmimin, Ancelotti bëri një dedikim në rrjetet sociale ku shkruante: “I falënderoj të gjithë, më së shumti Carvahal dhe Vinicius”.

Në anën tjetër, polemika nxiti edhe Vinicius. Pasi humbi garën me Rodrin, sulmuesi brazilian shkruante: “Nëse nevojitet do të bëj 10 herë më mirë. Ata nuk janë të përgatitur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos