Noussair Mazraoui, mbrojtës i Bayern Munchen, ishte objektivi i një kallëzimi penal nga kreu i komunitetit gjermano-izraelit, Volker Beck.
Padia vjen pas fjalëve të Mazraouit gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe, sipas Presidentit të komunitetit, ato përkrahin sulmin e grupit palestinez.
Lojtari maroken publikoi në rrjetet sociale fjalët “Zot, ndihmo vëllezërit tanë palestinezë të arrijnë fitoren”.
Beck kritikoi gjithashtu sjelljen e Bayernit, të cilën ai e konsideroi “për të ardhur keq”.
Kujtojmë se lojtari është pezulluar nga klubi bavarez, por tashmë është rikthyer në skuadër, çka e shtyu kreun e komunitetit izraelit të deklarojë se “nuk ka pasur pasoja”, ndonëse shpreson se “drejtësia do të hapë sytë ndaj përgjegjësive të klubit”. (A2 Televizion)