Sot do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit të javës së 17 në Kategorinë Superiore. Në orën 13;30, Partizani do të luajë me Bylisin në Ballsh.
Edhe pse me objektiva të ndryshme në kampionat, të dyja skuadrat do të luftojnë vetëm për fitore.
Demat duan të rimarrin vendin e parë që momentalisht është i Egnatias ndërsa Bylisi i fundit në tabelë, kërkon të bëjë surprizën ndaj ekipit të kuq dhe te largohet sadopak nga zona e ftohte.
Java mbyllet në orën 17:00 me sfidën Tirana- Teuta në Arenën Kombëtare këtu në kryeqytet. (A2 Televizion)