Qazim Laçi, protagonist në Champions. Sparta e Pragës shkëlqen me 3 shqiptarë në fushë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 20:47 | Futboll

Qazim Laçi, protagonist në Champions. Sparta e Pragës

Sparta e Pragës shkëlqeu në duelin ndaj Salzburg, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë në ndeshjen e fituar 3-0.

Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58, duke vulosur shifrat në 3-0. Pas asistit të Olatunjit, mesfushori shqiptar, lëviz bukur në afërsi të pikës së penalltisë, teksa me shumë klas arriti të nxirrte blof dy mbrojtësit kundërshtarë dhe portierin, duke përshëndetur rrjetën.

Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos