Qëllohen me armë gjatë një grabitjeje 3 futbollistë të Marseille-s

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 21:51 | Futboll

Qëllohen me armë gjatë një grabitjeje 3 futbollistë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku 3 futbollistë të Marseille-s janë tentuar të grabiten dhe ndaj tyre është qëlluar dhe me armë zjarri.

Mediat franceze raportojnë se persona ende të paidentifikuar kanë tentuar t’u marrin makinat futbollistëve Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite, teksa po largoheshin nga qendra stërvitore e klubit pas ndeshjes ndaj Le Havre.

Fatmirësisht, asnjëri nga futbollistët nuk u lëndua edhe pse në derën e njërës nga makinat u gjetën dy vrima plumbash.

Policia franceze ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, të cilët kanë arritur të arratisen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos