Serbi-Shqipëri, Duka: Sfida e tyre ta organizojnë sa më mirë ndeshjen, detyra jonë ta fitojmë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 13:35 | Futboll

Serbi-Shqipëri, Duka: Sfida e tyre ta organizojnë sa më mirë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha se Federatë Serbe e Futbollit ka një sfidë për të organizuar sa më mirë takimin kundër Shqipërisë, që do të luhet 11 vite pas ndeshjes famëkeqe në Beograd, ku ndeshja u ndërpre pas dhunës së tifozëve serbë.

“Kjo është sfida e Federatës Serbe për ta organizuar sa më mirë atë ndeshje dhe detyra jonë ta fitojmë”, tha Duka pas shortit, raporton A2 CNN. “Në mars është e sigurt që nuk kemi ndeshje me Serbinë, pasi ka playoff, kështu që do të luajmë në shtator, tetor apo nëntor”.

Për sfidën me Anglinë, Duka tha: “E kam takuar para shortit, presidenten e Federatës Angleze dhe i kam thënë që nuk dua të luajmë kundër jush. Megjithëse nuk deshëm, goglat na kanë detyruar të luajmë kundër Anglisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos