Conference League mbylli javën e pestë ku nuk kishte surpriza. Chelsea marshon i qetë në krye pasi edhe këtë herë bëri detyrën duke mundur 2-1 Astanën.
Londinezët nuk njohin humbje në këtë kompeticion pasi në 5 ndeshje, grumbullojnë 15 pikë të plota dhe janë të vetëm në krye.
Edhe Fiorentina shkatërroi Lask me shifrat 7-0, në një ndeshje të dominuar totalisht. Pas këtij suksesi, vjollcët ngjiten në kuotën e 12 pikëve në vendin e tretë dhe mbeten një pretendente për të fituar trofeun në fund. (A2 Televizion)