Mbrëmja e të enjtes mbylli dhe ndeshjet e javës së gjashtë të Europa League, Lazio fitoi 3-1 ndaj Ajax-it në Amsterdam, dhe tashmë merr kreun e grupit. Italianët e nisën takimin mirë teksa shënuan që në minutën e 12-të. Megjithatë avantazhi i bardhekaltërve nuk zgjati shumë.
Traorè vendosi sërish baraspeshën. Megjithatë, Lazio reagoi menjëherë. Dele-Bashiru riktheu avantazhin dhe pas tij në minutën e 77-të Pedro vulosi tre pikë. Pas këtij suksesi, Lazio mbetet në krye të grupit me 16 pikë po aq sa Atletik Bilbao.
Ndërkaq Ajaksi, pas kësaj disfate është ne vendin e 11 me 10 pikë. Ndeshje e bukur ishte dhe ajo mes Manchester United dhe Viktoria Plzen ku djajtë e kuq fituan me shifrat 2-1.Vendasit shënuan të parë por anglezët gjetën forcë të reagonin me dy golat e Hojlund që përmbysi gjithçka në favor të skuadrës nga Manchesteri. Pas këtij suksesi, United është në kuotën e 12 pikëve, në vendin e shtatë, ndërsa Plzen me 9 pikë, është në vendin e 17.
Lioni fitoi 3-2 me Frankfurt. Një fitore me përmbysje për francezët që u ndëshkuan që në fillim nga Knauff. Cherki, Fofana, Nuamahh përmbysën shifrat në Lion dhe shpërthyen festën franceze. Frankfurt ngushtoi diferencat 5 minuta para fundit, por me pas nuk kishte më kohë.
Aktualisht Lion është në vendin e 4 me 13 pikë njësoj sa Frankfurt dhe të dyja skuadrat janë në zonën e 8 ekipeve më të mira.
Fitore regjistroi dhe Roma që mundi pa problem Bragën me shifrat 3-0 . Tottenham barazoi 1-1 me Rejnxhers ndërsa Real Sociedad mundi 3-0 Dinamo Kievin. (A2 Televizion)