Një ngjarje skandaloze dhe aspak sportive ndodhi në ndeshjen e fundit të Spartës së Pragës, ku tifozët në përfundim të takimit shpalosën flamuj me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Edhe pse në skuadrën e tyre ndodhen 4 futbollistë shqiptarë si Laçi, Rrahmani, Krasniqi dhe Tuci, ata i kanë dalë në krahë, futbollistit serb Veljko Birmançeviç, shkruan A2 CNN.
Pikërisht për këtë ka reaguar dhe klubi çek që ndonëse nuk ka përmendur fare skandalin që bën tifozët, ka shpjeguar mungesën e lojtarit serb në skuadër. Për këtë ka reaguar futbollisti dardan Albion Rahamani, që me anë të një postimi publikoi banerin e tifozëve “Dardanët” në duelin ndaj Qipros, ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë”.
(A2 Televizion)