Manchester City dhe Tottehnam dhuruan 90 minuta fantastike në “Etihad Stadium”, të mbyllura në një barazim 3-3.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ‘citizens’ që shënuan golin e dytë me Foden në minutën e 31-të. Londinezët barazuan në të 69-ën me anë të argjentinasit Lo Celso, por në të 81-tën ishte Grealish që u dha sërish avantazhin vendasve.
Megjithatë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për vendasit, ishte Kulusevski që në sekondat e fundit të kohës së rregullt, i mori kohën holandezit Ake dhe shënoi një gol mjaft të bukur me kokë, duke vulosur barazimin 3-3.
Pas këtij barazimi Manchester City ndodhet në vendin e tretë me 30 pikë, ndërsa kampionati udhëhiqet nga Arsenali me tre pikë më shumë. (A2 Televizion)