Vlera e skuadrave, Grupi B kushton 1,8 miliardë euro, Spanja më e shtrenjta

Nga Erald Kodhelaj
3 Dhjetor 2023, 16:27 | Futboll

Vlera e skuadrave, Grupi B kushton 1,8 miliardë euro, Spanja më e

Italia dhe Spanja, që kanë fituar Kupën e Botës dhe janë shpallur kampione të Europës. Përkrah tyre edhe Kroacia, në një rast nën kampione e botës dhe dy herë në vendin e tretë në glob. Emri i madh i rivalëve të Shqipërisë, konfirmohet edhe nga vlera e skuadrave që kanë.

Në total, Grupi B i Euro 2024 kushton rreth 1,8 miliardë euro në merkato. Në vendin e parë, si skuadra më e shtrenjtë është Spanja. Me yje si Rodri, Gavi apo Alvaro Morata, “Furia e Kuq” vlerësohet 814 milionë euro.

Pas iberikëve, në renditjen speciale është Italia. “Të kaltërit” e drejtuar nga Spalletti kushtojnë 582 milionë euro. Pavarësisht se në vitet e fundit mungojnë yjet e profilit të lart dhe ekipi ka patur mjaft probleme në lojë dhe rezultate, italianët mbeten një prej emrave më të mëdhenj në qarkullim.

Vlera e skuadrave, Grupi B kushton 1,8 miliardë euro, Spanja më e

Në vendin e tretë është Krocia. Me lojtarë si Modric, Kovacic apo Gvardiol, ballkanasit vlerësohen mbi 309 milionë euro në treg. Vlerën më të ulët e ka Shqipëria, me afro 82 milionë euro.

Pavarësisht emrave të rivalëve, apo faktit sa shumë kushtojnë ata, kuqezinjtë e kanë të qartë që diferencën në fushë do ta bëjnë zemra dhe loja si skuadër. Vetëm në këtë mënyrë, Kombëtarja mund të synojë realizimin e objektivit të përcaktuar përpara shortit, që është kualifikimi nga faza e grupeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos