Sylvinho rrëfehet për UEFA-n, nga vendi i parë në grup te kualifikimi në Euro 2024

Nga Dea Kozma
15 Nëntor 2023, 12:00 | Futboll

Sylvinho rrëfehet për UEFA-n, nga vendi i parë në grup te

Nga atmosfera pozitive në skuadër, te vendi i parë në grup apo dhe kualifikimi për në Euro 2024. Kështu e përkufizon UEFA, rrugëtimin e Sylvinho-s me kombëtaren shqiptare. Qeveria e futbollit europian i ka dedikuar një reportazh special djemve kuqezi dhe veçanërisht trajnerit të skuadrës brazilianit.

Edhe pse është vetëm një hap larg kualifikimit, tekniku tregohet modest kur thotë se ka dhe dy finale të tjera.

“Futbollisti fillimisht duhet ta shijojnë futbollin. Kjo është detyra ime e parë, një detyrë speciale për lojtarët, por edhe për trajnerin. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj te organizimi i skuadrës”.

UEFA ka ndjekur një ditë të zakonshme nga puna e tij e përditshme. Nga diskutimet me stafin e tij, te seancat stërvitore apo dhe skemat që ai ndërton në çdo ndeshje.

“E di që të përfaqësosh një shtet hyn në zemrën e të gjithë njerëzve të atij vendi. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur me shpirt dhe zemër, sepse përfaqësojmë një vend. Tifozët të cilët vijnë në stadium duan ta shikojnë këtë”.

Puna e tij është vlerësuar dhe nga futbollistë të kombëtares shqiptare. Një prej tyre është dhe kapiteni Elseid Hysaj. Mbrojtësi kuqezi tregoi se me ardhjen e Sylvinho, çdo gjë ka ndryshua ndërsa thekson se braziliani është ndër trajnerët e tij të preferuar.

“E ndjek, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, thotë Hysaj.

UEFA risjellë në vëmendje se ndeshja e të premtes është vendimtare për Shqipërisë. Kuqezinjtë që përballen me Moldavinë në Kishinau janë shumë pranë pjesëmarrjes së dytë në një turne të rëndësishëm pas Europianit të 2016 në Francë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu