Thirrje raciste nga tribunat, Maignan braktis fushën

Nga Erald Kodhelaj
21 Janar 2024, 14:45 | Futboll

Thirrje raciste nga tribunat, Maignan braktis fushën

Fitorja e Milanit u karakterizua nga ngjarjet e shëmtuara në Friuli. Ndeshja ndërmjet Udinezes dhe Milanit u ndërpre për shkak të thirrjeve raciste nga tribunat, ku në shënjestër ishte portieri Majk Mënjà.

Ngjarja ndodhi pas gjysmë ore lojë, kur kuqezinjtë kryesonin përkohësisht 1 me 0. Gardiani francez sinjalizoi arbitrin përpara se të largohej nga fusha.

Ai u ndoq në tunelin drejt dhomave të zhveshjes edhe nga shokët e ekipit.

Ndeshja rifilloi pas afro 10 minutave, ndërsa klubi i Milanit dhe ai i Udinezes shfaqën të gjithë mbështetjen për portierin, pas incidentit që u cilësua i papranueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos