Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në vend, dy ndeshje të kampionatit të futbollit janë shtyrë. Vendimi u njoftua nga Federata Shqiptare e Futbollit. Bëhet fjalë për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo në Kategorinë Superiore dhe Kastrioti-Bylis në kategorinë e parë.
“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se Skënderbeu-Dinamo dhe Kastrioti-Bylis janë shtyrë për shkak të kushteve atmosferike”, thuhej në njoftimin e FSHF-së. Deri më tani nuk ka një datë se kur do të rikuperohen këto përballje. (A2 Televizion)