Pak orë pasi njoftoi largimin e Bledi Shkëmbit nga posti i trajnerit, Tirana ka emëruar teknikun e ri, që do t’i drejtojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Drejtuesit bardheblu nuk kanë humbur kohë dhe kanë përzgjedhur Gugash Maganin si timonierin që ka për detyrë të ndryshojë ecurinë e sezonit.
Tirana ka fituar vetëm një nga 14 ndeshjet e luajtura nën drejtimin e Shkëmbit dhe është në zonën e rënies nga kategoria me 11 pikë në 12 javë të Superligës. (A2 Televizion)