Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Tirana përmbys Dinamon

Nga Erald Kodhelaj
12 Janar 2024, 20:20 | Futboll

Tirana përmbys Dinamon

Tirana e nisi vitin 2024 me fitore në derbin kundër Dinamos. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-2, edhe pse ishin në disavantazhin e dy golave pas 46 minutave lojë.

Hoxhallari, Deliu dhe në fund Latifi, me rrjetën e minutës së 81, i dhanë suksesin ekipit të Ahmatajt.

Me këtë sukses, Tirana konsolidoi vendin e tretë në Kategorinë Superiore.

Për Dinamon humbja lë shije të hidhur, mbi të gjitha prej faktit se blutë nuk kanë fituar asnjë nga pesë derbit e luajtur deri në këtë pikë të sezonit me Tiranën apo Partizanin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani