Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Derbi Dinamo-Tirana hap vitin 2024 në Kategorinë Superiore

Nga Erald Kodhelaj
11 Janar 2024, 16:12 | Futboll

Viti 2024 nis me derbi në futbollin shqiptar. Dinamo dhe Tirana zbresin në fushë për ndeshjen që hap javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Ashtu si ka ndodhur gjatë gjithë këtij edicioni, blutë i kanë luajtur ndeshjet si ekip pritës larg kryeqytetit. Edhe sfida e së premtes, në orën 17:00 do të zhvillohet në “Niko Dovana” të Durrësit.

Dinamo kërkon fitoren e parë në derbi në këtë sezon, pasi në katër ndeshje ndaj Tiranës dhe Partizanit ka humbur dy dhe barazuar dy të tjera.

Derbi është një ndeshje për tu fituar, me blutë që kërkojnë ti afrohen zonës së “Final Four”, ndërsa bardheblutë për të konsoliduar vendin e tretë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli