Milot Rashica është kthyer në protagonist me skuadrën e Beshiktashit në Turqi. Vetëm pak ditë pasi u emërua në stol trajneri Fernando Santos, futbollisti dardan ka shkëlqyer në fushë duke shpërblyer dhe besimin e teknikut portugez.
Rashica shënoi golin e pare në transfertën ndaj Rizespor, ndërsa 90 minutat u mbyllë me një fitore të pastër 4-0.
Që në minutën e katërt të sfidës, sulmuesi anësor goditi fort nga distance duke lënë në vend portierin vendas. Këtë sezon, ky ishte goli i tretë për Rashcën ndërsa ka dhuruar dhe 3 asist. (A2 Televizion)