Miqësorja në Turqi, Partizani mposht me përmbysje Cluj

Nga Erald Kodhelaj
10 Janar 2024, 17:04 | Futboll

Miqësorja në Turqi, Partizani mposht me përmbysje Cluj

Partizani fitoi miqësoren e dytë në tokën turke, gjatë mini-fazës përgatitore që të kuqtë po zhvillojnë në Antalia. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi fitoi me përmbysje 3-1 përballë rumunëve të Universitatea Cluj.

Edhe pse e panë veten në disavantazh pas 29 minutave lojë, kampionët e Shqipërisë reaguan menjëherë sapo nisi pjesa e dytë. 

Tedi Cara shënoi me penallti në të 48-ën, duke rikthyer baraspeshën. Aq i mjaftoi Partizanit që të fitonte siguri dhe të kontrollonte lojën, duke u hedhur në kërkim të fitores.

Saliu në minutën e 67-të realizoi edhe golin e dytë për të kuqtë, ndërsa suksesi u vulos nga rrjeta e Maguette në minutën e 73-të. 

Rrjeta fantastike me goditje nga jashtë zonës i dha Partizanit fitoren, pasi më parë kryeqytetasit kishin barazuar 1-1 përballë holandezëve të Volendam.

Kjo ishte mbyllja më e mirë e përgatitjeve të dimrit, metë kuqtë që do të rikthehen në atdhe, pasi të shtunën më 13 janar do të luajnë ndeshjen e javës së 19-të të Kategorisë Superiore kundër Teutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos