Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Humbja në Kupën e Ligës, Chelsea i Brojës kontestohet nga tifozët

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 07:35 | Futboll

Humbja në Kupën e Ligës, Chelsea i Brojës kontestohet nga

Kriza e rezultateve te Chelsea u konfirmua edhe në Kupën e Ligës. Blutë e Londrës u mposhtën 1-0 nga Middlesbrough, në sfidën e parë gjysmëfinale.

Një rezultat historik ky për vendasit që nuk fitonin apo nuk i shënonin Chelseat prej vitit 2006. Disfata u shoqërua me zemërimin e tifozëve, që nisën të kontestonin ekipin e tyre.

Armando Broja i aktivizuar nga stoli ishte mes futbollistëve të paktë që u afruan në tribunë, aty ku Tiago Silva po përballej me tonet aspak miqësore të disa fansave.

Gjithsesi, situata kaloi pa incidente, duke bërë që Broja dhe lojtarët e tjerë të largoheshin shpejt drejt dhomave të zhveshjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë