Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

E pazakontë, babai i sulmuesit shqiptar, godet me shuplakë portierin e ekipit kundërshtar në fushën e lojës

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 08:17 | Futboll

E pazakontë, babai i sulmuesit shqiptar, godet me shuplakë portierin e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mbrëmjen e kaluar, në futbollin italian, në qendër të të cilit ishte babai i sulmuesit shqiptar, Christian Shpendi.

Babai i Shpendit, në momentin që arbitri i dha fund ndeshjes Cesena-Olbia, zbriti në fushën e lojës dhe goditi me grushte e shuplakë portierin e ekipit mik.

Kjo pasi Filippo Rinaldi bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Christian Shpendit gjatë lojës, i cili u detyrua të dalë nga fusha i dëmtuar.

Kujtojmë se Shpendi është në krye të renditjes së golashënuesve në Seria C. Me 10 golat e tij, Cesena mban vendin e parë në renditje. 49 pikë të grumbulluara pas 20 javëve për klubin që synon ngjitjen në Seria B. Mbetet për t’u parë nëse do ketë penalitet për Cesenan pas kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli