Rikthimi i bujshëm, Xhuliano Skuka nis stërvitjen me Partizanin dhe flet si “Dem”

Nga Erald Kodhelaj
8 Janar 2024, 16:32 | Futboll

Rikthimi i bujshëm, Xhuliano Skuka nis stërvitjen me Partizanin dhe

Një vit pas transferimit te francezët e Metz, për shifrën rekord të 1,4 milionë eurove, Xhuliano Skuka u rikthye te Partizani dhe nisi menjëherë stërvitjen.

Sulmuesi do të luajë me të kuqtë në formë huazimi deri në fund të sezonit. Skuka u vendos menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi dhe pritet të jetë vlera e shtuar e skuadrës në garën për titullin në Kategorinë Superiore.

25-vjeçari foli edhe rreth pritshmërive në këtë rikthim te Partizani, si edhe analizoi kundërshtarët e këtij edicioni.

Unë kam shumë besim te ky ekip. Kam ndjek dhe ndeshjet e fundit, besoj që cilësia nuk mungon. Grupi është, besoj që edhe me pak fat, do ia arrijmë t’ia dalim. Dinamo po rikthehet shumë fort, Vllaznia po ashtu, pastaj dhe Egnatia është një ekip i mirë, Tirana. Besoj se do ketë një luftë të ashpër deri në fund.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë