Futbollisti goditet nga një plumb "qorr" në mes të ndeshjes

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 12:18 | Futboll

Futbollisti goditet nga një plumb "qorr" në mes të

Një futbollist 32-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital, pasi u qëllua në krah gjatë një ndeshjeje në Irlandë. Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ndërmjet Junior B të Rearcross FC kundër Ballymackey FC.

Shtypi britanik raporton se lojtarët dhe spektatorët dëgjuan futbollistin e Rearcross FC duke bërtitur nga dhimbjet, para se të binte në tokë. Në momentin që u trajtua nga shërbimet e urgjencës në bar, ata kuptuan se futbollisti ishte qëlluar. Lojtari u dërgua në Spitalin Universitar Limerick dhe u lirua menjëherë, pasi lëndimet e tij nuk ishin serioze.

Policia ka rrethuar zonën përreth stadiumit, por ky incident me armë nuk po trajtohet si incident i bandës dhe nuk ka lidhje me ndonjë krim. Shtypi vendas raporton se mund të ketë qenë një goditje e humbur nga toka bujqësore aty pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos